Skip to content

Kalbet prodhimi i shalqirit në arë, fermeri: Qeveria të më ndihmojë! Kam marrë kredi dhe kam hedhur 40 milion lekë, s’di ku të shkoj…

Me qindra kuintal me shalqi janë kalbur në orë në zonën e Kozares në qytetin e Kuçovës, pasi fermerët nuk arritën ta shisnin dot prodhimin për shkak të mungesës së tregut.

Shtimi i sipërfaqeve të kultivuara me shalqi më shumë këtë vit dhe mungesa e eksportit e kanë çuar një fermer të kësaj zone drejt falimentimit të plotë.

Rreth 600 ton shalqi,pasi kaloi tejpjekjen është kalbur në fushë në pamundësi për të dalë në treg për shitje. Besim Shkurti,nga fshati Kozare në bashkinë e Kuçovës mbolli këtë vit 7 ha me shalqi,duke shpenzuar në të rreth 40 milion lekë por edhe pse prodhimi ishte i bollshëm e me cilësi,ai nuk arriti dot të shesë asgjë,duke humbur miliona lekë. Sipas Shkurtit, shalqiri nuk gjeti treg shitjeje pasi u bllokua eksporti. Ai deklaron se i gjithë shalqiri në arë i është kalbur dhe nuk di në çfarë institucioni të gjejë zgjidhje për të verifikuar prodhimin e kalbur që ndodhet ende në tokë dhe për të marrë një dëmshpërblim.

“Pas dy tre vitesh që kam mbjell shalqiri me mundin tonë me kredi dhe sakrifica, sic e shikoni dëmin e kam kaotik. Shalqiri nuk ka ikur është bllokuar eksporti sic mund ta shihni nuk kam shitur asnjë makinë, unë kam hedhur rreth 40 milionë lekë janë 7 hektarë rreth 600 ton shalqinj në tokë. Nuk kam shitur asnjë kokërr, nuk kam asnjë zgjidhje nuk di se ku të shkoj, është bllokuar tregu këtë vit nuk di se çfarë ka ndodhur. Malli eksportoheshe e merrnin këtu dhe eksportoheshe jashtë shtetit, tani i marr telefon dhe më thonë që nuk po çojmë mall. Kjo është e vetmja e ardhur që mbaj familjen, jam 7 anëtarë familje në shtëpi. I lutem zoti kryeministër dhe ministër i bujqësisë të vendosë dorë dhe të na ndihmojë nuk më kanë dhënë asnjë lloj shprese më kanë thënë bëj si të duash. Janë rreth 40 milionë lek që kam hedhur këtu pa llogaritur mundin dhe punën tonë. Kam marrë 25 milionë lek kredi, dëmi është i madh dhe skam shit fare, skam zgjidhje”, tha fermeri, Besim Shkurti.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/2wXVJkcfWL0″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

/faxweb