Rezear Xhaxhiu: Basha po përpiqet të bëhet kryetar i një partie që nuk ka qenë kurrë dhe këtë po e bën falë mbështetjes së firmës së zotit Blinken. Mendoni se do të shkojë gjatë duke u mbështetur tek një firmë e dikujt tjetër?
Gazetari Bledian Koka: Mendoj se Basha është vetëm kryetar i vulës së tij dhe nuk përfaqëson asgjë tjetër. Igurisht që vula mesa duket ende ka vlerë në politiëkn shqiptare. Unë nuk mendoj se ai është kryetar i partisë Demokratike, sepse PD nuk është vula e partisë por janë anëtarët e saj. Unë me cfarë shoh nga takimet që bëhen, të thirrura nga Berisha mendoj se ajo është partia e vërtetë demokratike dhe prandaj them që duhet t’i ndajmë gjërat dhe duhet të bëjmë një identifikim të artë.
Unë mendoj se Basha është vetëm zotërues i vulës dhe nga informacionet që kam edhe kur ikën nga selia e merr natën me vete. Pra banaliteti është maksimal. Nga ana tjetër kemi PD-në reale që të gjithë mendonin se ishte kthyer në kënetë dhe nuk prodhonte më asgjë, shohim që me një lëvizje të thjeshtë por të sinqertë e kanë ngjallur PD duke e kthyer vërtetë në një forcë opozitare. Një forcë që është mbajtur në gjumë që prej 2013. Me këtë veprim Berisha tregon se PD jo vetëm që nuk do shkonte drejt shkrirjes por tregon se cfarë dëshire ka për ta rrëzuar sistemin.
Xhaxhiu: Ju keni thënë se Basha nuk ka ardhur në PD për t’u bërë kryeministër por për të bërë lekë.
Koka: Rezar sa vila ke ti? Sa kohë ka që ke qenë diplomat? Ti ke 40 e ca vite politike dhe ke vetëm një banesë tek Vasil Shanto, ndërsa zoti Basha rezulton që për katër muaj, ka arritur të sigurojë 4 vila. Konkretisht 2 vila në një zonë oligarike këtu në Tiranë dhe 2 vila në bregdetin e Hamallajt apo të Gjirit të Lalëzit. Që këtu në mos ka krim, ka një pikëpyetje të Ramës.
Si ka mundësi një lider i opozitës, 1 muaj para zgjedhjeve arrin t’i sigurosh vetes 4 vila? Po të doni pastaj ka edhe fakte të tjera, që po të kishte një drejtësi do të zbulohej se Basha nuk u bë i pasur falë bizneseve të tij, por falë favorizimeve adminsitrative që në Shqipëri mund t’i sigurojë vetëm një person dhe ai është Edi Rama.
…
/faxweb
