Skip to content

Protesta për rritjen e çmimeve, Basha komenton korrigjimin e ambasadës amerikane: S’mund të biem në kuthin e atyre që duan të politizojnë gjithçka

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot korrigjimin që ambasada amerikane i bëri ditën e mërkurë njoftimit të saj, ku në një përditësim të thirrjes për kujdes nga tubimi, e hoqi togfjalëshin se protesta “ishte thirrur nga Partia Demokratike”.

Sipas kryedemokratit, protesta ishte e thirrur nga qytetarët dhe PD do e mbeshtesë, nxisë dhe inkurajojë atë.

“Jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur reagimin e tyre, cdo akt provokativ për ti veshur flamurin tonë sic ndodhi aty, do bëjmë gjithcka për ta shmangur, nuk ishim ne që e bëmë. Janë ata që duan ta ngjyrosin politikisht cdo reagim qytetar, vendi vuan nga mungesa e reagimit qytetar.

Por që do jemi aty, do i inkurajojmë, nxisim e mbështetsim me cdo mënyrën e formë që ka në dorë PD e demokratët për këtë mos të keni as më të voglin dyshim”, theksoi Basha.

Pyetje: A do i bashkohet PD protstave të qytetarëve kundër rritjes së cmimeve?

“Me siguri e keni parë pjesëmarrjen e PD por jo si politiknë , si qytetarë në protestën e thirrur nga qytetarët. E keni parë besoj edhe korrigjimin e bërë në njoftimin një ambasade të nje vendi partner.

Kur ne thërrasim protesta sic i kemi thirrur dhe sic do i thërrasim nuk fshihemi pas askujt, se ne kemi thirrur e do thërrasim protestat më të mëdha që ka njohur ky vend.

Por ne nuk mund të biem në kuthin e atyre që duan të politizojnë gjithcka. Cështja në fjalë nuk i përket një partie politike, por është çështje kombëtare dhe qytetare.

Jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur reagimin e tyre, cdo akt provokativ për ti veshur flamurin tonë sic ndodhi aty, do bëjmë gjithcka për ta shmangur, nuk ishim ne që e bëmë. Janë ata që duan ta ngjyrosin politikisht cdo reagim qytetar, vendi vuan nga mungesa e reagimit qytetar.

Por që do jemi aty, do i inkurajojmë, nxisim e mbështetsim me cdo mënyrën e formë që ka në dorë PD e demokratët për këtë mos të keni as më të voglin dyshim.”, u shpreh Basha.