Skip to content

Basha për Braçen: Ditën firmos koncensione, natën shan qeverinë në “Facebook”

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për krizën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abuzimin e të majtëve.

Duke iu referuar protagonizmit në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.

“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendës kryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën shante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD. Nuk është e vërtetë.

Taksa e qarkullimit me vërtetë është zhvendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë protesta ne, kemi ndalur makinat. 65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu se në Kosovë e Maqedoni e Veriut. Sepse qeveria vjedh para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i çon tek qytetarët”, tha Basha.