Një tjetër gjyqtar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zgjedhjes së Klodian Kurushit, që vinte nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Është zgjedhur anëtar i KLGJ edhe Ridvan Hado, ky i fundit nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit.
Hado ka fituar postin pranë KLGJ, pasi ka siguruar 140 vota, kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj me 101 vota. Ndërkohë, që 5 vota kanë rezultuar të pavlefshme.