Skip to content

7 humbje jete sot nga koronavirusi, mes viktimave edhe një 26-vjeçar nga Tirana

Shtatë qytetarë të prekur me COVID kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mes viktimave ishte edhe një 26-vjeçar nga Tirana.

 

Ndërkohë, nga 3500 testime të kryera, janë identifikuar 445 raste të reja.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

 

Në të gjithë vendin, 7548 pacientë janë aktivë me COVID-19.