Skip to content

Aksion i madh në Tiranë nga Prokuroria dhe Policia, raportohet për disa të arrestuar

Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit.

Mësohet se, aksioni ka të bëjë me veprat penale në fushën e farmaceutikës.

Siç mëson gazetarja Lala, deri më tani bëhet fjalë për disa të arrestuar. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.