Skip to content

“Rama dhe ministrat e tij luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit”, Berisha shpërthen me akuza dhe flet për krizën e re të energjisë që do të përballet Shqipëria

Fjala e Sali Berishës gjatë takimit me demokratët në qytetin e Elbasanit:

“Rama para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij në mënyrë absolute. Ky ka qenë një ndër vitet më të mbara të Shqipërisë, në gusht kaskada e drinit ka qenë në kuotën më maksimale. Cdo kryeministër e di shumë mirë që ajo kaskadë është rezerva më e mirë e shtetit shqiptar brenda territorit të vet. Blihet energji dhe ruhet për të vjeshtë dhe fillim dimri. ka zbrazur kaskadën në mënyrën më të papërgjegjshme, e ka çuar në kuotëta e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë, duke shitur energji me çmim 50% më të ulët se tregu dhe 3 herë të ulët nga sa është sot me të cilën ne blejmë energjitë. Krizën e kemi nga Edi Rama dhe ministrat e tij të cilët luajnë bixhoz me kaskadën e drinit. Ndryshe s’mund të ndodhë kjo. Madje deklaron dhe akoma më keq dhe deklraton se rritja e cmimeve është pa kthim”, u shpreh Berisha.

/faxweb