Skip to content

Plani për krizën energjetike, Basha: Do të fshehë vjedhjen, por unë s’do ta lejoj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar fill pasi kryeministri Edi Rama prezantoi planin me 3 pika për mbrojtjen nga kriza energjetike.

Në një postim në Twitter, ai thotë se kjo është një “krizë” për të fshehur vjedhjen.

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti, shkruajti Basha në një postim në Twitter.