Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në një panel të OSBE-së, për të folur mbi lirinë e medias. Menjëherë pasi mori, fjalën Rama filloi të tregonte eksperiencat e tij personale, duke ngulmuar vazhdimisht në faktin që shumë media shpesh herë abuzojnë me lirinë e fjalës dhe se publikojnë gjëra të pa konfirmuara dhe të pavërteta.
Sipas Ramës fjala e lirë sot ngatërrohet me të shpehurin pa asnjë lloj kriteri lidhur me burimet që dueht të jenë të konfirmuara për të publikuar një lajm.
Për të përforcuar argumentin e tij, Rama kujtoi një episod nga një rast ku ishte ftuar nga The Guardian për të shkruar një artikull duke shtuar se për të publikaur atë shkrim të shkurtër, ata u siguruan për vërtetësinë e çdo gjëje që kryeministri kishte shkruar.
Fjala e Plotë nga kryeministri Edi Rama:
Nuk jam njeriu i duhur për tu ftuar në këto lloje takimesh pasi opinionet e mia ndryshojnë, jo kur bëhet fjalë për lirinë e medias por kur bëhet fjalë se në emër të kësaj lirie shumë gjëra të ndryshme ndodhin.
Po i referohem lajmeve të rreme që përhapen nëpër internet, të lajmeve që priren të jenë kundër logjikës kur vjen fjala për gazetarinë e vërtetë që bazohet në burime të sakta dhe mbështet në ndenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt reale.
Mendoj se ka një vijë të hollë dhe padyshim është e rrezikshme të përpiqemi ti kombinojmë e t’i bëjmë të dyja bashkë të jetojnë në harmoni.
Kur vjen fjala për respektin e lirisë së gazetarëve dhe nga ana tjetër respekti për lirinë e qytetatrëve. Mendoj se kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj media, ka minuar lirinë e fjalës. Si mund të regullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjështrat janë bërë bashkëjetuese. Në emër të lirisë na duhet thjesht të bëjmë durim me këtë sasi gënjeshtrash, akuzash apo shpifjesh që ditët e sotme janë shndërruar në një problem shumë të madh.
Ndoshta e kemi mësuar në mënyrën më të mirë se kjo nuk lidhet vetëm me qeverinë apo me vendet parlamentare. Kjo më së shumti në vendet e vogla sepse duhet të përballesh me një numër të lartë paragjykimesh. Kjo lidhet me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha vendeve demokratike, për t’u ngritur kundër lirisë së përhapjes që barazohet me lirinë e fjalës.
Kur përpiqesh të imagjinosh se cfarë do të kishte bërë makineria propagandistike naziste, është tronditëse. Madje pa imagjinuar fare, thjesht mendoni se cfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë, që prej terrorizmi, pedofilizmi etj, të cilat përmes lirisë së përhapjes mund të preken shumë qenie njerëzore dhe grupe në nevojë.
Do të thoja që është shumë e rëndësishme që të lejojmë lirinë e fjalës dhe të sigurohemi që gjithkush të thotë atë që do. Por në të njëjtën kohë kjo nuk mjafton, na duhet edhe të mborjmë njerëzit.
Dua ta përbyll me një p[ërvojë personale, disa kohë më parë kur u ftova të shkruaja një artikull për The Guardian. Në fillim të viteve 90, ishte përvoja ime e parë në një media ndërkombëtare. U trondita kur pashë sesa saktë donin të ishin informacionet në artikulliun tim të shkurtër, sepse donin ta kontrollonin sa më saktë. Nuk kisha mundësi që unë tu përgjigjesha në atë moment sepse nuk kishim telefon. Ata pritën derisa unë tu ktheja përgjigjie.
NJë përvojë tjetër, një person më bëri edhe një portret dhe më tha se duhet të prisja që të bëhej verifikimi i artikullit tim. Kuptova që cdo person i përmendur në artikull të binte dakord me cdo fjalë të shkruar në artikullin që i citonte. Kur i thashë që kjo është e tepërt, kjo është arsyeja përse nuk kemi humbur asnjë padi në gjykatë.
…
/faxweb
