Skip to content

Konflikti me karrige dhe me armë në Tiranë, të përfshirë dyshohen dhe mësues të shkollës, sherri nisi në lokal dhe më pas…

Dalin detaje të reja nga sherri banal që ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për “Fax News” se pjesë e konfliktit që ndodhi në afërsi të shkollës “Çajupi” në Tiranë kanë qenë edhe mësues të shkollës 9-vjeçare. Konflikti mes disa personave, ende të paidentifikuar, ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë.

Gjithashtu bëhet me dije se njëri prej banorëve ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër por policia e ka neutralizuar duke e shoqëruar në komisariatin nr4.

Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar fillimisht me sende të forta në afërsi te shkollës “Çajupi” por s’ka lidhje me shkollën, dhe janë dëmtuar 4 persona dyshohet me sende të forta.

Pjesë e ngjarjes është bërë edhe operatori i Fax News Ledio Guni ku në momentin që ka tentuar të filmojë konfliktin, është sulmuar fizikisht nga agresorët. Edhe pse operatori i Fax News ka thënë se është në krye të detyrës, dhe punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është gjuajtur me karrige dhe është ofenduar kërcënuar me fjalë ofenduese.

Gazetari Fatjon Gjinaj raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një krëhër i dytë, çka shton dyshimet e përdorimir të më shumë se një arme zjarri. Në lidhje me konfliktin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

/faxweb