Skip to content

Ngjarja në Kuçovë/ U rrah brutalisht në prag të shtëpisë me shkop bejzbolli, policia: Procedohen penalisht dy shtetas

Policia ka proceduar penalisht për dy shtetas të cilët akuzohen se kanë dhunuar barbarisht me shkopa bejzbolli 34-vjeçarin Arbër Liço.

Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” në Kuçovë, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për dy shtetasit me iniciale L.M (61 vjeç) dhe I.I (33 vjeç) të cilët kanë sulmuar në pragun e shtëpisë Arbër Liçon.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç, pasi në datë 08.10.2021, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

6 persona me shkopa bejsbolli terrorizojnë një familje në Kuçovë, qytetari: Kur ikën na thanë, jeni të vdekur! Traumatizuan prindërit dhe nipin tim 4 vjeç

 

/faxweb