Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij nga Jordania, Ayman Safadi, , duek folur për zhvillimet në Siri, tha se nuk është reale zgjidhja e çështjes siriane pa pjesëmarrjen e vendeve kyçe në rajon, përfshirë edhe Iranin, përcjell KosovaPost.
Duke folur për çështjen e Sriisë, Lavrov ndër të tjera tha se do të vazhdojmë dialogun me Jordaninë në lidhje me zonat e deeskalimit në jug të Sirisë.
Ai, tha poashtu se duhet të zbatohet marrëveshja e arritur në lidhje me këtë rajon mes Rusisë, SHBA-ve dhe Jordanisë si dhe do të vazhdohet lufta kundër organizatave terroriste.
Lavrov tha se Rusia ka përmbushur detyrën e saj në jug të Sirisë, ndërsa në lidhje me transformimin e zonave të evakuara në të jetueshme nevojitet mbështetja ndërkombëtare.
“Kjo (tërhiqja e Iranit nga Siria) është absolutisht joreale dhe është e hapur që pa pjesëmarrjen e Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit dhe shumë shteteve kyçe në rajon duke përfshirë edhe Iranin nuk është e mundshme që të zgjidhen problemet në rajon”, tha kryediplomati, Lavrov, duke u përgjigjur në pyetjen për pretendimet se forcat iraniane do të tërhiqen nga Siria.
Kryediplomati rus në lidhje me çështjen Palestinë-Izrael tha se “Mënyra e vetme për të zvogëluar tensionin në territoret palestineze është përmes dialogut të drejtpërdrejtë ndërmjet palëve. Rusia është e gatshme që të ndihmojë për rifillimin e dialogut të drejtpërdrejt”.
Ndërsa ministri i jashtëm jordanez, Safadi, duke treguar se katastrofa humanitare e cila po përjetohet në jug të Sirisë është mjaft shqetësuese, tha se duhet treguar përpjekje për të siguruar armëpushim dhe ndihmë humanitare në rajon.
