Janë pezulluar dy mësueset e shkollës Çajupi që u përfshinë në konflikt ditën e djeshme në Tiranë, ku familjarët e tyre qëlluan dhe me armë në ajër në ambientet e një lokali pranë shkollës.
Mësueset e pezulluara deri në sqarimin e ngjarjen janë Elida Qenami dhe Domenika Toptani.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.
Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZVA Tiranë.
Ndërkohë për ngjarjen dha njoftim edhe Policia e Tiranës, e cila në mënyrë të paprecedentë duket se ka tentuar edhe të fshehë atë që ka ndodhur realisht.
Në njoftim thuhet se sherri dje ka nisur për një vend në lokal, ndërkohë që burimet bënë me dije, se ishte një sherr i nisur mes mësueses së historisë dhe letërsisë për ndarjen e orareve.
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin Edmond Faja, 39 vjeç dhe proceduar penalisht shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç., Ndriçim Qefalia, 43 vjeç, Laert Duro., 41 vjeç, si dhe shpall në kërkim shtetasin Alvaro Toptani 27 vjeç.
…
/faxweb
