Skip to content

Ish-kandidati për deputet zbulon prapaskenat në PD: Izraelitët i kërkuan Bashës në 2017 të largonte Berishën

Agim Baçi, ish-kandidat i PD-së në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit tregoi një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.

Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e demokratëve, pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë, nëse donte të fitonte.

Historia më pas dihet.

Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi.

Ish-kryeministri, Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”.

Në fakt, të vetmen fitore që ka në karrierë Lulzim Basha, atë të kryebashkiakut të Tiranës, e arriti kur përzuri Sali Berishën nga fushata e vet.

Edhe pse atëherë Berisha ishte kryeministër, Lulzim Basha nuk doli asnjë ditë në fushatë krah tij, për shkak se i prishte punë.