Skip to content

Vetëm 6 studentë të vaksinuar deri tani në Korçë

Vetëm 6 studentë janë vaksinuar në dy ditët e parë të vaksinimit të hapur të studentëve në Universitetin e Korçës tek të dyja qendrat e vaksinimit.

 

Interesi i ulët i studentëve për t’u vaksinuar është pranuar edhe nga drejtori  i Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë Mikel Llogori edhe në kushte kur të gjithë studentët e këtij universiteti janë lajmëruar nga fakultetet e ketij universiteti.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se numri i studenteve të vaksinuar pritet të rritet gjatë ditëve të fillimit të vitit të ri akademik pasi studentët do ta kenë të vështirë për të përballuar financiarisht testet PCR.