Skip to content

SHBA – Nauert: Tentativa puçiste e dështuar në Turqi është ‘një sulm ndaj demokracisë’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të dielën se tentativa për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 Korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste (FETO), është “një sulm ndaj demokracisë”, shkruan .

“Rreth 250 qytetarë turq humbën jetën dhe mijëra persona u plagosën në përpjekjen e dështuar të dy viteve më parë. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të afërmit dhe miqtë e viktimave dhe të plagosurve”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, përmes një komunikate të shkruar.

Zyrtarja amerikane e përshkroi tentativën e mposhtur për grusht shteti si “një sulm ndaj demokracisë” duke tërhequr vëmendjen se ajo është një përkujtues i zymtë se ruajtja e demokracisë kërkon domosdoshmërish këmbëngulje dhe masa mbrojtëse për liritë themelore.

“Ne rikonfirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Turqinë aleate tonën në NATO-n dhe institucionet e saj demokratike”, shtoi zëdhënësja Nauert.