Skip to content

Flamur Noka akuzon fort Bashën: Po përçan demokratët për llogari të Ramës

Flamur Noka Lulzim Basha

Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës.

Noka shkruan në Facebook se Basha po përçan PD-në për llogari të Ramës, që ky i fundit të vazhdojë mbretërimin i qetë.

“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet.

Me vepra pengu i tij po e ‘lufton’ atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”, shkruan Flamur Noka në Facebook.