Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për biznesin e madh e cila sipas saj do të ketë lidhje drejtpërdrejt me xhepat e qytetarëve.
Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat thekson se kriza energjitike në Shqipëri nuk vjen si pasojë e tregut global por “themelet i ka nga korrupsioni në qeveri”.
Partia Demokratike:
“Qeveria tha se nuk do të rritet çmimi por nuk dëgjuam çfarë do të bëhet me biznesin e madh. Është e pashmangshme nëse rritet cmimi për biznesin e madh atëherë do të rendohet edhe xhepi i qytetarëve. Kriza nuk vjen nga tregu ndërkombëtar, kriza i ka themelet nga korrupsioni që ka kjo qeveri”, thotë Agalliu.
…
/faxweb