Hetuesit britanikë besojnë se po identifikojnë autorët e dyshuar të sulmeve me agjent nervore ndaj Sergey Skripal dhe vajzës së tij Julia, ngjarja e ndodhur muaj më parë, e që shkaktoi një krizë të rëndë në marradhëniet mes Britanisë së Madhe e përgjithëisht Perëndimit, me Rusinë. Kjo e fundit ishte e akuzuara madhe e helmimit të babë e bijë, ku i pari ishte marrë me spiunazh.

Fakti që helmimi ndodhi në territorin britanik, nga Londra u përkthye si një sulm rus në territorin e saj. Por Kremlini e mohoi të kishte dorë.

Edhe në hetimet e fundit, policia britanike dyshon se disa rusë janë pas përpjekjes për të vrarë Skripalët.

Ata identifikuan autorët e dyshuar nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe krahasuan pamjet për njerëzit që kishin hyrë në vend në të njëjtën kohë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko