Ditën e hënë nis viti i ri akademik. Kusht për t’u futur në universitete. Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës u shpreh sot se asnjë studentet që nuk është vaksinuar, nuk paraqet testin PCR apo rekomandimin e mjekut për arsyet për të mos injektuar dozën nuk do të lejohet që të futet në ambientet e universiteteve. Por sa studentë janë vaksinuar deri tani?

Po të marrim shifrat e studentëve që janë përgjigjur pyetësorit që i kemi dërguar, pyetësori i është dërguar mbi 30 % të studentëve, mbi 50% e tyre janë të vaksinuar.

Universiteti i Tiranës ka mbi 20 mijë studentë. Flasim për një numër shumë të madh. Nuk mendoj se interesi ka qenë i ulët, por nuk kanë ardhur akoma, me përjashtim të atyre të Tiranës. Studentët e vitit të parë janë thuajse të vaksinuar” deklaroi ai.

Por përse nuk ofrohet mundësia e mësimit online për studentët që nuk pranojnë që të vaksinohen?

Unë do i përgjigjem me dy momente pyetjes, e para absolutisht mësimi online është përmirësuar, por ne kemi studentë që pas 2 vitesh nuk e njoftim universitetin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta ata që i kemi në master, një dhe dy vjeçar na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin.

Mësimi në auditor nuk zëvendësohet. Përsa i përket alternativës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online. Kurse po kjo pikë, e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën apo kartën e vaksinimit.

Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtjes dhe të shëndetit të tyre, por edhe të mos lejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballemi” deklaroi ai.

Viti i ri akademik do të nisë me 18 tetor për “Bachelor” dhe në 10 nëntor për “Master”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko