Berisha: Sot këtu pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju.
Pavarësisht se ishte një ditë festë për të, ish-kryeministri nuk e ndali betejën për ringritjen e Partisë Demokratike.
Në takimin me demokratët e Korçës, Berisha i ktheu një përgjigje ambasadores Yuri Kim, duke e sqaruar se nuk ka kërkuar negociim për shpalljen “non grata” nga SHBA.
Berisha: Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje.
“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”- shkruajti Kim në Twitter gjatë ditës së sotme.
…
/faxweb
