Një zjarr ka rënë në një dhomë jashtë banese në në lagjen “11 Nëntori”, në qytetin e Elbasanit.
Zjarri në dhomën që përdorej kryesisht për gatim, dyshohet se ka rënë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Nga zjarri sipas policisë nuk ka as dëme materiale, edhe pse kjo është disi e pakuptimtë, sa kohë që është djegur gjithçka që ka pasur brenda dhomës së gatimit.
Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
