Ka nisur në Tiranë protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm, ku vihet re një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.
Disa prej studentëve u shprehën për Fax News se vaksinimi i detyrueshëm është diskriminues, dhe të hënën në rast se ata nuk pranohen në auditore do të protestojnë në mënyrë të vazhdueshme.
“Ai që e ka kaluar Covidin nuk ka nevojë që të vaksinohet”, u shprehën studentët, të vendosur që do ta ccojnë kauzën e tyre deri në fund.
Qytetarët shprehen se në demokraci duhet të jetë njeriu ai që vendos në marrjen e një vaksine, dhe jo qeveria në emër të tyre.
…
/faxweb
