Skip to content

Mot i paqëndrueshëm, në disa zona do të ketë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në zonën jugore të vendit.

Në orët e mesditës në këto zona do ketë reshje shiu me intensitet të ulët lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veri 3-8 m/sek, ndërsa në bregdet deri 13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 10/21 Re diell

Kukës 7/14 Re diell

Lezhë 13/22 Re diell

Dibër 4/15 Re diell

Durrës 11/24 Re diell

Tiranë 12/24 Re diell

Elbasan 11/21 Re diell

Berat 11/24 Re diell

Vlorë 12/22 Re shi diell

Korçë 7/15 Re shi diell

Gjirokastër 12/21 Re shi diell

Sarandë 12/20 Re shi diell.