Skip to content

U raportua fillimisht se lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Tiranë, sqaron Departamenti i Sizmologjisë: Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës

Njoftimi i Departamentit të Sizmologjisë:

Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km.

Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.

Nuk kemi njoftime për dëme.

/faxweb