Skip to content

Votuesit e Kosovës tregojnë nivel të lartë/ Asnjëra prej partive politike nuk ka fituar shumicën në 21 komuna, rikthehet polariteti patiak (Lista Serbe me rezultat të lartë)

Ditën e sotme kanë dalë rezultaqtet paraprake nga Komisioni Qendror izgjedhjeve në Kosovë, ku raportohet të kenë votuar në total 42.5 për qind nga rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar.

Ndërsa deri më tani raportohet se në 21 prej 38 komunave kryesore asnjëra prej partive politike nuk ka fituar shumicën pra nuk kanë fituar me më shumë se 50% të votave kështu që do të shkojnë në balotazh, ku do të shpallet fituesi mes 2 kandidatëve të cilët kanë siguruar më shumë vota.

Gjatë proceist të votimit dhe numërimit nuk janë raportuar paregullsi. Konkurrenca më e fuqishme është zhvilluar në qytetet më të mëdha përfshirë Prishtinën, ku Lëvizja Vetëvendosje do të përballet në raundin e dyte me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Votuesit e Kosovës, nuk janë të tillë që të votojnë vetëm për një apo 2 parti të caktuara. Ky shihet si një tipar dallues që ndihmon në demokracinë e vendit, pasi ka një multi-polaritet në parti politike, ashtu siç duhet të jetë në një vend demokratik.

Ndërsa vihet re se nga Lista Serbe kandidonte në 10 komuna dhe kanë fituar në 9 prej tyre.

/faxweb