Skip to content

Largohet njeriu i Francës në Bjellorusi: s’i dorëzoi kurrë letrat kredenciale

Ambasadori francez në Bjellorusi Nicolas de Bouillane de Lacoste është larguar nga vendi sepse Minsku i kërkoi atij ta bënte këtë para së hënës, tha një zëdhënëse e ambasadës.

Ajo nuk deklaroi arsyen pse Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë kërkoi largimin e ambasadorit.

“Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka kërkuar që ambasadori të largohet nga vendi para 18 tetorit, të dielën në mbrëmje,” tha ajo.

Mediat bjelloruse raportuan se ambasadori nicolas de Bouillane de Lacoste nuk i dorëzoi kurrë letrat kredenciale Presidentit Alexander Lukashenko.