Studentë të rinj të vitit të parë bachelor por edhe të viteve të tjera janë ende të paaqrtë sesi do të veprohet për këtë vit akademik pasi ka studentë të cilët janë paraqitur ditën e sotme pa test PCR apo certifikatë vaksinimi. Kanë qenë të shumë ata të cilët kanë deklaruar se nëse nuk do të lejohen në auditore të pavaksinuar, do të lënë shkollën.

Deri më tani nuk ka shifra konkrete të personave të vaksinuar. Megjithatë presim fjalën e rektores Kseanela Sotirofski e cila mund të na japë ndonjë numër konkret. Nga vëzhgimet në terren nuk është vënë re një shifër e lartë vaksinimesh pasi në ditë raportohen të jenë kryer 5-7 vaksina.

Si ka nisur ky vit akademik për ju?

-Me shumë emocione por po e marrim me sportivitet.

Cfarë mund të thoni në lidhje me vaksinën?

-Nuk e kam bërë dhe absolutisht nuk kam ndërmend ta bëj. Nuk jam dakord ta bëj fare as testin PCR. Nëse do jetë nevoja do e lë shkollën fare. Nëse nuk më lënë të hyj në auditor do e gjej një rrugëzgjidhje por vaksinën jo e jo nuk e bëj.

-Mendoj se nuk ka nisur edhe aq mirë, fakti që vaksina është me detyrim na ka kufizuar shumë nga ne. Unë nuk e kam bërë vaksinën, as testin nuk kam dëshirë ta bëj sepse edhe kostot financiare shumica nga ne nuk i përballon dot. Unë për vete nuk e di, mund edhe të lë vitin shkollor.

Do të ketë protesta?

Porotesta ka pasur edhe më herët por asgjë nuk ka ndryshuar, por mendoj se kështu nuk vazhdohet sepse shumica e studentëve nuk e kanë bërë vaksinën.

Ndërkohë pas kërcënimit të studentëve se do të braktisnin vitin akademik nëse nuk do të lejoheshin të hynin në auditore të pavaksinuar, nga informacionet e siguruara, bëhet me dije se studentët po lejohen të hyjnë në universitet edhe pse nuk janë vaksunuar apo nuk kanë paraqitur test PCR negativ.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re