Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryetari i këtij Komisioni është Enkelejd Alibeaj i cili bëri me dije se fillimisht duhet të bëhet konstituimi i komisionit. Gazment Bardhi tha se një anëtar i maxhorancës, duhet të largohet, pasi komisioni duhet të ketë jo më shumë se 15 anëtarë.
“Ka një problem në përbërjen e komisionit sepse janë 16 anëtarë, komisioni nuk duhet të ketë më shumë se 15 anëtarë. Neni 11 i ligjit përcakton se çfarë përmban mbledhja e parë e komisionit hetimor. Kryetari ka detyrimin të prezantojë të dhëna paraprake dhe të deklarojë të hapur hetimit.për të shkuar te kjo pikë e deklarimit nga ana e kryetarit, komisioni do të duhet të ketë miratuar edhe rregulloren. Rregullorja është standarde,” u shpreh ai.
Përbërja e komisionit:
Enkelejd Alibeaj, PD, kryetarToni Gogu, PS, nënktryetar
Anëtarët nga Partia Socialiste:Klotiloda BushkaBlerina GjylametiArora MaraKlevis XhoxhiNasip NaçoPetro KoçiBardhyl Kollçaku
Anëtarët nga Partia Demokratike:Gazment BardhiOerd BylykbashiFerdinad XhaferrajErvin salianjiKreshnik CollakuAnëtari i pavarur:Petrit Vasili
Zëvendësues nga PS:Xhemal QefaliaEtjen XhafajZëvendësues nga PD:Arbi AgalliuLindita Metaliaj
