Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar me ministren e Bujqësisë Frida Krifcën ku kanë folur për rritjen e bshkëpunimit në këtë sektor me SHBA.
Gjatë këtij takimi diplomatja e SHBA shkruan se kanë rënë dakord për të krijuar mundësi me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve. Kim thekson se 70% e sherebelës që importohen në Amerikë, ato vijnë nga Shqipëria.
“U takova me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në këtë sektor të rëndësishëm. Ramë dakord që të shqyrtojmë mundësitë për rritur tregtinë & investimet (e dini se 70% e sherebelës së importuar në Shtetet e Bashkuara vjen nga Shqipëria?), të nxjerrim në pah produktet bujqësore shqiptare dhe të mbështesim turizmin në zonat rurale”’, thekson Kim.
…
/faxweb
