Frikë për një kaos të mundshëm të udhëtimeve ajrore në Evropë. Alarmin e kanë dhënë ekspertët duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në një prej vullkaneve më të mëdhenj të Islandës, që sipas gjasave po bëhet gati të shpërthejë.
Mediet e huaja raportojnë se ekspertët paralajmërojnë se hiri mund të shkaktojë kaos për udhëtimet nëpër Evropë.
Ditët e fundit vullkani Bardarbunga është goditur nga një seri tërmetesh me fuqi 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 ballësh. Páll Einarsson, një gjeofizikan në Universitetin e Islandës, thotë se kjo tregon se presioni në dhomën e vullkanit të magmë po rritet.
Ai paralajmëron se dridhjet nënkuptojnë se Bardarbunga është “duke u përgatitur në mënyrë të qartë për shpërthimin e saj të ardhshëm”, i cili mund të krijojë një re të hirit që do të shkaktonte kaos udhëtimi. Paralajmërimi vjen pas shpërthimit të vullkanit islandez në 2010, i cili hodhi mijëra ton hiri mineral në ajër, duke shkaktuar kaos udhëtimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko