Fermerët pritet të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve.
Përfaqësuesi i fermerëve doli një ditë më parë në një komunikatë për mediat duke u shprehur se fermerët janë drejt falimentimit për shkak të çmimeve të larta.
400 fermerë pritet të bllokojnë akset rurgore për rritjen e çmimit të drithërave për blegtorinë, për mos-mbështetjen nga ana e qeverisë.
Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të bëhet në çdo fshat që ka fermerë në qytetet e Lushnjes, Fierit, Divjakës dhe Beratit.
Fermerët kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për farën e domates, të cilën kanë blerë dhe ka rezultuar me defekt si dhe mbështetje për të gjithë fermerët, njësoj siç mbështeten nga vendet e rajonit.
Ata gjithashtu kërkojnë uljen e çmimeve të farave dhe plehrave, pasi me këto çmime që kanë, ata po shkojnë drejt falimentimit.