Policia e shtetit ka arrestuar 2 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim për vjedhjen e energjisë elektrike.

Gjithashtu 11 shtetas të tjerë janë nën hetim në operacionin e uniformave blu të zhvilluar në qytete si: Elbasani, Shkodra, Himara dhe Tropoja.

Të gjithë personat e evidentuar, kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.
Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër.

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.
DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë.
Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re