Skip to content

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut/ Soreca: Rregullat e lojës nuk ndryshohen në…! Rama: Ne kemi çuar futbollin në Kinë, shiu ka punën e tij, ne tonën

Ambasadori i BE, Luigi Soreca u përgjigj edhe mbi pyetjen nëse do të ketë një ndarje në trajtimin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Soreca u përgjigj se një gjë e tillë nuk ishte e mundur pasi rregullat e lojës nuk mund të ndrshoheshin në mes.

Ndërsa kryeministri Rama, vijoi të tregonte historinë e futbollit në Kinë duke dashur të tregojë se puna do të vazhdonte pa u ndikuar nga vendimet që BE merrte.

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?

Soreca: Rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen në mes, Shqipëria është në një fazë përmirësimimi të cilat duhet të vazhdojë ti çojë përpara.

Rama: Ka dhe më keq, Maqedonia e Veriut e ka marrë statusin e vendit kandidat, kur kryeministri aktual ka qenë në gjimnaz. Ne kemi punën tonë, e keni dëgjuar atë historinë ju, që ne e kemi çuar futbollin në Kinë, shkoi i madhi Loro Borriçi atje. U bëri një seleksionim kinezëve, kinezët nuk e dinin që futbolli luhej dhe në shi, ku shkoni u tha, shiu ka punën e tij, ne kemi punën tonë.

/faxweb