Skip to content

Pamjet, gjyshi jep jetën për të shpëtuar nga mbytja nipin e mbesën e mitur

Një fund i lumtur për dy fëmijët e moshave 7 e 8 vjeç, por një humbje tragjike e një 67 vjeçari, gjyshi i të miturve.  I moshuari humbi jetën në tentativë për t’i shpëtuar jetën fëmijëve të së bijës.

Trupi i të ndjerit u nxorr nga uji pa ndjenja nga autoritetet greke në plazhin e Gouves, së bashku me dy fëmijët e mitur. Burri ishte një turist dhe kishte shkuar për pushime me të bijën dhe fëmijët e saj.

Siç raportoi media lokale, dëshmitarët dëgjuan thirrje për ndihmë. Ata lëshuan një komardare shpëtimi e lidhur me litar. I moshuari shtyu fëmijët, një e nga një drejt komardares së shpëtimit dhe teksa pa se të dy ishin të sigurt… forcat e lanë.

 Pas pak në vendngjarje arritën autoritetet që larguan fëmijët nga uji dhe po ashtu 67 vjeçarin. I moshuari kishte humbur jetën, ndërsa të miturit, falë tij, shpëtuan pa lëndime serioze.

Për të parë videot klikoni këtu