Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku thotë se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor.
Në videon ku Rama dhe një person që nuk dihet se kush është flasin në gjuhën angleze, thuhet se dy satelitët që hidhen në orbitë do të jenë gati në pranverën dhe verën e ardhshme.
Pyetjet që mbeten pa përgjigje janë ato që lidhen me kostot e kësaj aventure të re me iniciativë qeveritare, mekanizmat që do të ndiqen për lëshimin e tyre, dhe shërbimin që do të kryejnë, sa kohë që kanë një kosto të lartë prodhimi, dërgimi apo mirëmbajtje.
