Skip to content

Afganistan: Talebanët bien dakort për vaksinimin e poliomielitit derë më derë

Punonjësit shëndetësorë në Afganistan do të fillojnë një vaksinim shtëpi më shtëpi kundër poliomielitit muajin e ardhshëm pasi qeveria e re talebane ra dakord të mbështesë fushatën, tha Organizata Botërore e Shëndetit dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara.

OBSH dhe UNICEF e mbështesin këtë nismë të qeverisë Afgane.

Afganistani dhe Pakistani janë vendet e fundit në botë me poliomielit endemik, një sëmundje e pashërueshme dhe shumë infektive e transmetuar përmes ujërave të zeza që mund të shkaktojë paralizë gjymtuese tek fëmijët e vegjël.

Poliomieliti është eleminuar globalisht përmes një vaksinimi dekadash të gjatë. Por pasiguria, terreni i paarritshëm, zhvendosja masive dhe dyshimi për ndërhyrje nga jashtë kanë penguar vaksinimin masiv në Afganistan dhe disa zona të Pakistanit.

“Ky vendim do të na lejojë të bëjmë një hap gjigant në përpjekjet për të çrrënjosur poliomielitin,” tha Hervé Ludovic De Lys, Përfaqësuesi i UNICEF -it në Afganistan.

#Aljazeera.com