Aksidenti me vdekje mbrëmjen e djeshme,56-vjeçari Artur Abazaj sapo kishtw dalë nga puna në fasoneri. Sekuestrohen kamerat e sigurisë,mjeti që goditi për vdekje Abazaj ka qënë një fuoriatradë e zezë,që u larguar nga vendngjarja.
56-vjeçari i aksidentuar për vdekje rreth orës 22:30 të mbrëmjen së djeshme në dalje të qytetit të Beratit mësohet se sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal.
Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qënë një Fuoristradë e zezë,e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare.Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha,kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe-sipas dëshmitarëve në vendngjarje-mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia e Beratit ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj,ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës,i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie.Nga kamerat e sigurisë,që nuk kanë fushëpamje të vendit të aksidentit por një kënd tjetër vihet re fuoriatrada e zezë që largohet me shpejtësi nga vendngjarja,2 sekonda pasi ka goditur për vdekje dhe ka tërhequr zvarrë 56-vjeçarin.
Edhe pse nëpërmjet kamerave të sigurisë nuk duket qartë tipi i mjetit dhe targat e tij,burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë duke punuar për zbardhjen e pamjeve dhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij
Njoftimi i Policisë:
Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
