Pezullohen nga detyra gjashtë punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.
Mësohet se katër të tjerët janë punonjës të qarkullimit. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për dy raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.
