Mbrëmjen e djeshme 57-vjeçari Pellat Bonaj ka dhunuar kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binajn. Mësohet se Bonaj ka qëlluar kryetarin e Bashkisë pas debateve për një linjë furgonash.
Debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë-Sevaster. Janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër, jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj. Teksa sqaroheshin me njeri-tjetrin per ngjarjen, Bonaj ka kërkuar llogari për dhënjen e lejes. Është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.
Mësohet se kishte debate të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do ti jepej Bonajt, kjo është arsyeja përse ka agravuar debati.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”
Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.
Materialet i kaluan prokurorise per veprime te metejshme.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb