Skip to content

Tentojnë të vjedhin një banesë në Pogradec, kapet në flagrance njëri nga autorët, tjetri arratiset

 

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erjon Ibi 42 vjec, pasi së bashku më një person tjetër me inicialet A.H 40 vjec, i cili ka mundur të arratiset,  kanë tentuar të vjedhin një banesë dy katëshe në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

 

Sipas policisë, ata kanë hyrë në banesën e shtetasit A.D 37 vjec i cili i ka diktuar dhe ka bërë rezistencë por më pas është qëlluar me një mjet të fortë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

 

Ndërhyrja e forcave operacionale ka ardhur pas një telefonate të mbërritur në Komisariatin e  Policisë.

 

Nën cilësinë  e provës materiale janë sekuestruar edhe disa bizhuteri të vjedhura në banesë, ndërkohë që policia po punon për kapjen e shtetasit A.H.