Skip to content

Mashtrim dhe falsifikim si Berisha: Arsyet pse deputetja që pasoi Mark Markun rrezikon të humbasë mandatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deputetja për Qarkun e Lezhës nga radhët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, rrezikon tё mos mbajë mё mandatin e deputetes, për shkak se ka fshehur ndryshimin e emrit tё babait tё saj.

Ky i fundit ka ndryshuar emrin nga David Hoti, në Artan Hoti.

Bazuar në ligjin e dekriminalizimit, pas ankesës së ardhur nё KQZ në emër të Hotit, e cila nuk e ka deklaruar nё formulimin e vetёdeklarimit ndryshimin, tani rrezikon të humbasë mandatin.

Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK-ut, si dhe ambasadoreve të Shteteve tё Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

“Ne si komunitet duam njerёz dinjitoz, me figurё tё pastёr, qё tё ulen nё foltoren e parlamentit dhe tё pёrfaqёsojnё me ndershmёri dhe devotshmёri interesat tona. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, deputetja nuk mund të përfaqësojë komunitetin e saj në parlamentin shqiptar”, tregohet nё akimin e KQZ-së.

Ankesa e dorëzuar në KQZ, ka ndodhur mё datёn 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni.

Nëse do vërtetohet kjo ankesë, Hoti rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.