Skip to content

Vettingu i politikanëve, Bardhi publikon videon: Qytetarët duan një politikë të pastër!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikon në faqen e tij të “Facebook” një video-mesazh, lidhur me vettingun e politikanëve, të propozuar nga PD.

Në videon e publikuar nga Bardhi janë deklaratat e qytetarëve, të cilët pyeten nëse duhet bërë vettingu i politikanëve, dhe që të gjithë shprehen për “po”, madje sipas tyre, vettingu duhet të nisë pikërisht nga politika.

“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.