Pasi shkrepi një plumb nga një armë rekuizite, aktori Alec Baldwin (68) vrau drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins (42) gjatë xhirimit të një filmi në New Mexico të enjten dhe plagosi regjisorin Joel Souza (48), njoftoi policia.
Një deklaratë nga Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe tha se incidenti ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Hutchins u dërgua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexico, ku personeli mjekësor e shpalli atë të vdekur.
Souza u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku po trajtohet për plagët e marra.
Mediat lokale raportuan se Baldwin u pa para zyrës së sherifit në lot të enjten, por përpjekjet për të marrë një koment prej tij ishin të pasuksesshme.
Film ishte me regji të Souza ndërsa Baldwin ishte producent dhe aktor.



