Debati i zhvilluar gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, është përshkallëzuar në momentin kur u ndërmorr vendimi për votimin nen për nen të rregullores të Kuvendit.

Gjatë votimit, kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, po bënte miratimin e neneve vetëm me votat e deputetëve të opozitës, ndërsa deputetët e mazhorancës kanë kërkuar fjalën e tyre për të kundërshtuar disa prej neneve.

Ndërsa Aliebej nuk u ka dhënë fjalën, ata vendosën të largoheshin nga mbledhja, duke vazhduar që prej deputetit Nasip Naço. Kjo bëri që neni 5 dhe 6 të mos miratoheshin pasi në sallë nuk ishte shumica e nevojshme për miratim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko