Skip to content

Socialistët largohen nga mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet, pas 2 orë debatesh

Anëtarët e Partisë Socialiste u larguan nga mbledhja e Komisionit Hetimor të ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas 2 orë debatesh për sa i përket rregullores së brendshme të komisionit, shumica vendosi të largohej, duke akuzuar drejtuesin e komisionit, Enkelejd Alibeaj, se nuk u dha të drejtën e propozimeve.

Mbledhja e radhës u la të zhvillohet më 27 tetor në orën 11:00.

“Befasisht ata u larguan. Duket që është strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur mbledhjen e emisionit, pa asnjë arsyetim”, tha Alibeaj.

“Ata duan që çdo kërkesë për hetim të votohet në Kuvend, ku ata që janë nën akuzë kanë shumicën e votave”, tha ai.