Skip to content

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit në Lezhë, 5 prej tyre efektivë policie

Lihen në fuqi masat e sigurisë të dhëna nga Spak për trafukin e kanabisit në Lezhë. Katër ditë me parë gjykata e posacme caktoi 20 masa sigurie, 5 nga të cliat ishin efektivë policie që favorizonin trafikantët. Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, të vënë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që kultivonin dhe shpërndanin kanabis.

Në fuqi u lanë masat edhe për 4 efektivët Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini të akuzuar se ndihmonin kultivuesit, duke i treguar se kur do shkonte policia për kontrolle në zonë. Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, për të cilët u la në fuqi masa dhënë nga Gjykata.

/faxweb