22 tetor Muzeu Etnografik i Beratit u pasurua sot me një takije, pjesë e veshjes popullore për burra të zonës së Myzeqesë.
Takia iu dhurua muzeut nga Fatmira Gajta, si një himn për nënën e saj Sherife Gajta, e cila ishte mjeshtre e përgatitjes së takijeve.
Ajo e ishte mësuar nga nëna e saj këtë mjeshtri që në vogëli e ua kishte trashëguar edhe tri vajzave të saj. I përgatiste takijet në seri, por punonte edhe me porosi. Përgatiste të trija llojet e takijeve, festive e për jetë të përditshme, duke plotësuar nevojat e tregut në Berat, Lushnjë e Fier, por edhe për Shtëpinë e Kulturës Fier e për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
Nënë Sherifja i shiste vetë te pazari pranë postës së vjetër dhe më pas te sheshi para Markatës. Këtë traditë e vazhdoi deri në momentet e fundit të jetës në vitet 2004 – 2005.
“I duheshin dy ditë për të bërë një takije duke punuar me orë të zgjatura. I vizatonte vetë, i priste e pastaj fillonte qëndisjen e qepjen. Momenti më delikat ishte përgatitja e gajtanit me fill pambuku apo mëndafshi e më pas tegeli, i cili duhet të ishte uniform e sa më afër njëra-tjetrës. Ishte një proces pune që kërkonte mjeshtëri, durim e për më tepër pasion”, tregon me aq dashuri e ndjeshmëri vajza e saj Fatmira.
Sot takijet e nënë Sherifes i gjejmë në muzetë e Fierit e Lushnjës, e tani edhe në Muzeun Etnografik të Beratit.
Në Muzeun Etnografik në Berat janë ekspozuar objekte të ndryshme si kostumet popullore, improvizimi i një pazari të vjetër, ndërsa në katin e sipërm ndodhen disa shembuj të dhomave me funksionet përkatëse dhe mënyra e jetesës familjare të zonës së Beratit.
#tdi_1_62f .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/takie3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_62f .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/takie1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_62f .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/takie2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
1 nga 3
/k.s/j.p/r.e/



