Skip to content

Flakë masive në një magazinë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr i qëllimshëm është vënë mbrëmjen e sotme në një magazinë për ruajtjen e jonxhës në Vlorë.

Dy makina zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga pamjet e siguruara nga “Fax News” bie në sy përmasat e mëdha të flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur izolimin e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen banesat pranë godinës.

/faxweb